Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëhuni gati! Samsung Galaxy S8 do të jetë 20 herë më i shtrenjtë se Nokia 3310

Bëhuni gati! Samsung Galaxy S8 do të jetë 20 herë më i shtrenjtë se Nokia 3310
March 09
16:00 2017

Prej kohësh është diskutuar për Samsung Galaxy S8 një nga aparatet e gjeneratës së fundit që pritet të lançohet shumë shpejt nga kompania prestigjioze. Tashmë përveç opsioneve shtesë dhe detajeve teknike mbi memorien dhe madhësinë është bërë publik dhe çmimi i shitjes në Britani të dy aparateve Galaxy S8 dhe S8 plus, të cilët do të blihen me vlerën  799 paund dhe 899 paund.  Samsung do të bëjë prezantimin e parë të aparateve në 29 mars, ndërkohë që në majin prill do të bëhet lançimi zyrtar. Deri tani dihet:

Madhësitë e ekranit do të jenë 5.8 inç dhe 6.2 inç.

8 GB RAM

Fast UFS 2.1 Storage

Një version 256 GB – memorie të brendshme

Kompania shpreson se ky telefon i ri të mund të rikthejë besimin e klientëve pas dështimit të aparatit Note 7 dhe shpërthimeve të njëpasnjëshme nga mbinxehja e baterisë. Prurja e Samsung do të ketë të gjitha ndryshimet që do të ketë edhe rivali IPhone 8. Por kujtojmë se tashmë në treg është kthyer edhe Nokia 3310 një nga telefonat më të rinj të kësaj kompanie, i cili kushton vetëm 40 paund, pra shumë më pak se Galaxy S8./Blitz.al/

Komento
Shperndaje