Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bëhuni gati! Samsung Galaxy S10 pritet të dalë shumë shpejt në treg!

Bëhuni gati! Samsung Galaxy S10 pritet të dalë shumë shpejt në treg!
December 12
19:47 2018

Samsung Galaxy S10 pritet të dalë në treg në fillim të këtij viti dhe janë publikuar disa informacione se si ai mund të jetë. Sipas Gizmodo, është konfirmuar 20 Shkurti si datë e lancimit, disa ditë përpara kongresit ndërkombëtar të telefonave celularë në Barcelonë. Historikisht ky është një event ku Samsung bën të njohur produktet e reja.

Do të ketë tri variante- një model i rregulltë, një model më i madh “Plus” dhe një model që është me çmim të ulët, të përballueshëm nga masa e gjerë. Përsa i përket çmimeve është publikuar lista e mëposhtme:

5.8-inch Galaxy S10 me 128GB memorie: £669

6.1-inch Galaxy S10 me 128GB memorie: £799

6.1-inch Galaxy S10 me 512GB memorie: £999

6.4-inch S10 Plus me 128GB memorie: £899

6.4-inch S10 Plus me 512GB memorie: £1099

6.4-inch S10 Plus me 1TB memorie: £1399

 

Share