Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Automjeti, të cilin nuk do të keni nevojë ta ngisni

June 17
20:22 2016

 

...

...
Picture 1 of 4

“Rolls-Royce’s Vision Next 100” është një emër që do ta dëgjoni për një kohë të gjatë.

Kjo jo sepse është një emër i pazakontë, por sepse është emri i makinës së parë, të cilën nuk duhet ta ngisni për të lëvizur.

Makina nuk ka timon dhe ka një sedilje prej mëndafshi, nga ku personi që zotëron automjetin mund të soditë pamjen, pa pasur nevojë të lëvizë timonin, të shtypë frena apo freksion apo pa pasur nevojë të ndërrojë marshet.

“Drejtuesi” i mjetit mund të përdorë edhe një “asistent”, i cili nuk është asgjë tjetër veçse një asistent virtual, i quajtur Eleanor, që mund ta drejtojë “Vision Next 100” me anë të inteligjencës së tij artificiale.

“Rolls-Royce” do të jetë pronë e BMW-së dhe pritet të dalë në 2040-n. Pra, mund të filloni që tani kursimin për ta pasur tuajin “Rolls-Royce’s Vision Next 100”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje