Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

As Mark Zuckerberg nuk u shpëton “hacker”-ave, i sulmojnë adresat në rrjetet sociale

As Mark Zuckerberg nuk u shpëton “hacker”-ave, i sulmojnë adresat në rrjetet sociale
June 06
12:09 2016

Ditën e diel janë “hack”-uar llogaritë e Mark Zuckerberg në Twitter, Instagram, Linkedln dhe Pinteres. Një grup “hack”-erash të quajtur OurMine, janë futur në llogaritë e themeluesit të Facebook-ut.  Sipas tyre, arsyeja pse e kanë bërë këtë është për të testuar sigurinë e tij, madje i kanë thënë që të kontaktojë me ta.

“Kemi marrë llogarinë në Instagram, Twitter dhe Pinterest, jemi duke testuar sigurinë tuaj. Ju lutem na kontaktoni”,- kanë shkruar OurMine në Twitter. Por Mark nuk ka pranuar dhe në një screenshot në Twitter, u ka thënë: “Jo, nuk e bëj. Largohuni”. Gjithashtu OurMine kanë postuar në një faqe interneti screenshot-in  e llogarisë të Pinterest që i kishin ndryshuar emrin duke e bërë “Hacked nga ekipi OurMine”.

Muajin e kaluar janë raportuar 117 milionë “username” dhe “password”-e të Linkedln të vjedhura rreth 4 vjet më parë, të cilat janë duke u shitur në internet për 5 monedha.

mark-zuckerberg-twitter-hack

 

Komento
Shperndaje