Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Apple” prezanton Iphone 7 dhe IOS 10 më 7 shtator

“Apple” prezanton Iphone 7 dhe IOS 10 më 7 shtator
August 30
15:26 2016

“Apple” do të nxjerrë, më 7 shtator, produktin më të ri të gjeneratës të kësaj marke.

Ditën e hënë kompania u ka dërguar ftesat përfaqësuesve të medias për të marrë pjesë në prezantimin që do të organizohet në orën 10:00 në San Francisko. Tim Cook dhe stafi i tij do të lançojnë aparatin më të ri celular IPhone, si dhe do të japin një datë zyrtare për lirimin e sistemit operativ IOS 10, si dhe sistemet e tjera operative si  MacOS Sierra, WatchOS 3 dhe tvOS 10.  Gjithashtu mendohet se do të prezantohet edhe një version i ri i orës “Apple Watch”. Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera, por vetëm se gjithçka do të zbulohet në datën 7. Ashtu si dhe është përmendur më herët mendohet se aparati më i ri Iphone do të ketë një kamerë të përmirësuar si dhe kufjet do të lidhen me aparatin nëpërmjet Bluetooth-it. Për më shumë na mbetet të presim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje