Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Apple me një tjetër risi. Mund të fshini çdo app-s që nuk përdorni

Apple me një tjetër risi. Mund të fshini çdo app-s që nuk përdorni
June 15
12:51 2016

Një lajm i mirë vjen për të gjithë përdoruesit e Apple. Duke shkarkuar iOS 10 do të keni mundësi të fshini nga ekrani i iphone-it ose ipad-it të gjitha aplikacionet që nuk ju duhen. Më parë Apple kishte disa aplikacione për të cilat përdoruesi nuk ishte i autorizuar t’i fshinte, por tani mund t’i fshini njëlloj si app që shkarkoni vetë. Në qoftë se përdoruesit do të duan t’i kthejnë përsëri aplikacionet mjafton t’i shkarkojnë ato nga App Store.  Nga ekrani nuk mund të fshini disa prej aplikacioneve kryesore, siç janë: kontaktet, kamera, foto, ora, App Store dhe Safari. Apple ka postuar një listë me app-s që përdoruesit mund t’i fshijnë. Por edhe këtu ka një problem të vogël. Përdoruesit mund të fshijnë app-in, por atij do të vazhdojnë t’i vijnë njoftimet në qoftë se e ka përdorur këtë app më parë. Për shembull, në qoftë se fshini app për motin do të shihni që njoftimet për motin do të vazhdojnë të vijnë. Gjithashtu nga Apple Maps është mundësuar Yelp në versionin e ri të iOS 10. Por në qoftë se ju keni fshirë Apple Maps nuk mund të përdorni Yelp për të gjetur vendndodhjen që dëshironi. Apple është duke bërë shumë ndryshime të njëpasnjëshme, por është përdoruesi ai që zgjedh  çfarë duhet të mbajë në iphone/ ipad ose jo.

ios-10

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje