Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Apple” – Kompania më të ardhurat më të larta në botë! Çfarë do të thotë kjo për aksionerët?

“Apple” – Kompania më të ardhurat më të larta në botë! Çfarë do të thotë kjo për aksionerët?
August 03
14:34 2018

Një lajm shumë i mirë për të gjithë adhuruesit e “Apple”. Kjo kompani sapo ka arritur suksesin që askush nuk e kishte pasur më parë: ditën e djeshme, fitimet e “Apple” kanë arritur në një trilion.

Por çfarë do të thotë kjo me fjalë të tjera? Do të thotë që për çdo njësi aksioni, kompania rriti 207 dollarë, çka bën që të gjithë aksionerët të kenë një rritje galopante të të ardhurave.

“Apple” ka mundur kompanitë si “Amazon” dhe “Microsoft” duke dalë e para që arrin një shifër të tillë.

Që në vitin 2007 kur “Apple” për herë të parë lançoi një produkt “Iphone”, kompania kapërceu fitimet më 1,100%.

Normalisht që atributet kryesore për këtë arritje i takojnë të ndjerit Steve Jobs i cili në 1976 vendosi të krijojë “Apple”-in e ta kthente në kompaninë më modern. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje