Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aplikacione që reduktojnë depresionin dhe ankthin? Po, mund të ndodhë!

Aplikacione që reduktojnë depresionin dhe ankthin? Po, mund të ndodhë!
January 10
14:58 2017

Për dikë që vuan nga depresioni, stresi apo ankthi i vazhdueshëm vizitat e rregullta me një profesionist të shëndetit mendor mund të jenë shpesh zgjidhja më e mirë. Por ndonjëherë ndihma e një terapisti nuk është gjithmonë një opsion nisur nga dëshira apo dhe kostoja.

Një studim i ri tregon se një aplikacion mund t’ju ofrojë lehtësim të nivelit të depresionit dhe simptomave të ankthit. Njihet si IntelliCare, një koleksion prej 13 aplikacionesh të grumbulluara në një dizenjim bazuar në teknikat e vlefshme të psikologjisë që përdoren aktualisht edhe nga terapistët.  Këto aplikacione janë falas dhe mund t’i gjeni në Google Play në aparatet me sistem android dhe shumë shpejti dhe në IOS.

Për të parë se sa mirë funksionon kjo lloj terapie në jetën reale studiuesit kanë vëzhguar 96 persona me simptoma të larta të depresionit dhe ankthit. Pasi kanë përdorur aplikacionet për tetë javë, pjesëmarrësit raportuan një reduktim prej 50 për qind të simptomave të ankthit.  Edhe pse rezultatet janë paraprake, studiuesit dhe psikologët thonë se ky nivel i përmirësimit është i krahasueshëm me atë që pritet nga një person që zhvillon terapi me antidepresantë./Blitz.al/

Shperndaje