Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adhurues të “Samsung”, ju tregomë parametrat dhe pamjen e “Samsung S9” përpara se të dalë në treg 

Adhurues të “Samsung”, ju tregomë parametrat dhe pamjen e “Samsung S9” përpara se të dalë në treg 
February 25
18:21 2018

Duket se fotot se si Samsung S9 do të duket, janë duke qarkulluar në internet pa mbërritur ende data zyrtare që kompania ka vendosur për lançimin e produktit më të ri në treg. Megjithatë duke qenë se adhuruesit e Samsung mezi po e presin, le të shuajmë pak kureshtjen.

Smartphone-i i ri nuk do të jetë shumë ndryshe nga paraardhësi i tij Samsung S8 të paktën në formën e jashtme që do të ketë sepse përsa i përket opsioneve të ngjyrave do të ketë disa ndryshime.

Samsung i ri o të jetë me një ekran 5.8 inç, 2.960 x 1.440, një bateri prej 3.000mAh, 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme dhe një kamerë 12 megapikselësh të pasme që mund të kapë video të ngadalta  (sloëmotion).

Do të jenë katër ngjyra për tu përzgjedhur: e zezë e thellë, lejla e çelur, blu korali dhe një gri titanium. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje