Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

80,000 njerëz po përdorin një aplikacion që u lejon të hanë drekë në shtëpitë e të panjohurve

80,000 njerëz po përdorin një aplikacion që u lejon të hanë drekë në shtëpitë e të panjohurve
October 11
11:01 2016

Edhe pse “Airbnb” mund të jetë një nga aplikacionet më të famshme për t’u gjetur udhëtarëve vende ku ata mund të flenë, si hotele apo edhe bujtina, ekziston edhe një aplikacion global i quajtur “VizEat”, i cili ju ndihmon të bëni të njëjtën gjë, por për sa i përket ushqimit. Veçse me një ndryshim, në vend që të gjenden restorante apo vende ku ju mund të konsumoni një vakt, ky aplikacion ju drejton te shtëpitë e vendasve.

Kjo platformë është krijuar në korrik të 2014 dhe tani ekziston në 110 vende të ndryshme të botës. 80,000 anëtarë e përdorin çdo ditë dhe vëmendja ndaj këtij aplikacioni po rritet çdo ditë e më shumë.

Në shtator të këtij viti u deklaruan 3.8 milionë të ardhura vetëm nga vendet kryesore se ku ky aplikacion operon.

Mjafton që ju të regjistroheni, të vendosni koordinatat e vendndodhjes, numrin e personave që jeni dhe çfarë preferoni të konsumoni. Sigurisht edhe vlerën e parave që doni të harxhoni, pasi kjo nuk është pa pagesë.

Kjo është një zgjidhje gjeniale për ata që duan ushqim të shëndetshëm dhe të gatuar nga vendas, brenda shtëpive të tyre, ku do të njihen më mirë me kulturën dhe traditën dhe ku sigurisht është edhe më lirë se të shkosh në restorant. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje