Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

4 aplikacionet që duhet të fshini TANI nga iPhone-i juaj

4 aplikacionet që duhet të fshini TANI nga iPhone-i juaj
December 02
17:16 2017

Memoria juaj e telefonit tuaj është e tejmbushur dhe ju duhet të krijoni hapësirë? Ka katër gjëra që mund të fshini nga aparati juaj duke filluar që tani. Fshirja e disa aplikacioneve do të risë shpejtësinë e përdorimit të IPhone-t tuaj.

  • iWork: Aplikacione si Keynote, Pages(që përfshin aplikacione që hapin dokumente word exel etj.) mund t’ju vijnë në ndihmë por nëse ju nuk i përdorni shumë atëherë bëjini një të mirë vetes dhe hiqini nga telefoni juaj.

  • Facebook Messenger: Gjigandi Facebook nuk ju lejon të shkruani me miqtë tuaj por ju adreson në aplikacionin tjetër. Megjithatë shkarkimi i këtij aplikacioni ka një të keqe të madhe,zë një memorie të madhe dhe konsumon jashtëzakonisht shumë bateri.

  • Dropbox: Heqja e aplikacionit Dropbox nga telefoni juaj nuk do të ketë ndikim në dosjet që keni ruajtur në atë llogari. Megjithatë, ai do të lirojë hapësirë ​​në telefonin tuaj. Dhe nëse tashmë po përdor “Drive” ose “iCloud Drive”, mund të jetë koha për të vendosur nëse Dropbox po ju shërben ende.

  • Lojërat: Keni aplikacione lojërash në telefonin tuaj? Nëse numëron më shumë se 10 atëherë duhet patjetër që të fshini disa prej tyre. Të gjitha këto aplikacione po marrin hapësirë ​​të çmuar në Iphone-in tuaj kështu që shpëtoni prej tyre./Blitz.al/
Komento
Shperndaje