Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjoheni natën për të shkuar në tualet? Mund të keni këtë problem shëndetësor

Zgjoheni natën për të shkuar në tualet? Mund të keni këtë problem shëndetësor
March 31
17:48 2019

Nëse zgjoheni shpesh natën për të shkuar në tualet, me shumë mundësi nuk jeni të çlodhur kur zgjoheni në mëngjes. Ndoshta i keni marrë masat paraprake duke mos konsumuar shumë pije përpara gjumit dhe problemi vazhdon të jetë i njëjti.

Studiuesit në Japoni kanë dalë në përfundimin se një rast i tillë mund të ketë të bëjë me një tension të lartë të gjakut.

“Studimi ynë tregon se nëse keni nevojë të urinoni natën, mund të keni tension të lartë gjaku dhe/ose lëngje të tepërta në trup. Pra, ka një mundësi 40% më të madhe që vuani nga tensioni i lartë.”- u shpreh Dr. Satoshi Konno.

Gjithsesi, studimi është pak i kufizuar pasi varet nga stili i jetesës, etnia, gjenet etj. dhe mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin.

Përveç hipertensionit, mund të keni dhe probleme të tjera shëndetësore siç janë çrregullimet e gjumit ose infeksione urinare. Ose thjesht keni pirë shumë lëngjë përpara se të flini. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje