Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zënkat janë normale, por pas martese nuk duhet të bëni më këto gabime!

Zënkat janë normale, por pas martese nuk duhet të bëni më këto gabime!
September 11
18:15 2018

Vetëm sepse ju dhe partneri juaj keni vendosur të martoheni dhe të jeni bashkë për gjithë jetën, nuk do të thotë se do keni gjithnjë paqe dhe kurrë zënka. Por gjithsesi janë disa gabime, të cilat janë totalisht normale në një lidhje, por nuk duhet të ndodhin më pas martese.

  1. Të shqetësoheni për një ish të dashur

Duhet të keni arritur atë fazë ku ndiheni mirë me qëndrueshmërinë e marrëdhënies tuaj aktuale dhe të mos vazhdoni të diskutoni mbi lidhjet e së shkuarës.

  1. Të pasurit zënka fëminore dhe të paarsyeshme

Nuk duhet që pjesë e jetës suaj të jenë zënkat përsa i përket rrjeteve sociale, mosmarrëveshje të kota, zënka krenarie apo të vazhdoni sjelljet tuaja si një njeri beqar.

  1. Të mos flisni për ndjenjat tuaja

Shumë njerëz i ndrydhin ndjenjat dhe mendimet në vetvete, derisa ato bëhen të papërballueshme dhe ka shpërthime për gjëra nga më të voglat. Kjo mund të evitohet duke folur për to, pasi fundja jeni aq të afërt me njëri tjetrin.

  1. Të mos keni sqaruar me njëri tjetrin se çfarë nënkupton termi “tradhëti”

Kjo duhet diskutuar me shumë kujdes sepse besimi është një ndër gurët që mbajnë të fortë një marrëdhënie. Nëse ju ndani detaje emocionale personale me dikë tjetër dhe jo me partnerin tuaj, si do të ndihej ai? A do të lëndohej?

  1. Mosmarrëveshjet e vazhdimta për të njëjtën temë

Duhet të kuptoni që fakti që jeni bashkë nuk nënkupton se duhet të bini dakord për çdo gjë. Ndonjëherë thjesht duhet të pranoni parimet e ndryshme të njëri-tjetrit dhe të jetoni në harmoni.

  1. Ndarja e hapësirës së përbashkët

Bashkëjetesa është shumë e rëndësishme dhe ka nevojë për kompromise. Gjithsesi, çdokush duhet të  ketë dhe hapësirën personale dhe të kujdeseni për të mos cënuar privatësinë e tjetrit.

  1. Keqkuptime për çështje të vogla financiare

Për të shmangur këtë, është mirë që të flisni paraprakisht për kontributin tuaj financiar dhe se si do t’i menaxhoni paratë së bashku.

  1. Zënka për të ardhmen

Duhet t’i keni diskutuar çështjet e së ardhmes si : ku do të jetoni, nëse doni fëmijë apo jo etj. Janë gjëra të domosdoshme që duhet t’i vendosni që në fillim me njëri-tjetrin.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje