Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulova se më tradhtonte prej 3 vitesh. Çfarë duhet të bëj?

Zbulova se më tradhtonte prej 3 vitesh. Çfarë duhet të bëj?
October 14
18:26 2016

Kur fëmija ynë i dytë ishte 3 muaj dhe më i madhi 4 vjeç, rastësisht zbulova se bashkëshorti im prej 10 vitesh kishte plot 3 vite që më tradhtonte online.

Ai pranoi se u kishte dërguar email 3 femrave të ndryshme nga 3 llogari sekrete, duke folur për gjëra intime, duke ndarë me njëri- tjetrin fantazi seksuale dhe duke kryer seks virtual në Skype.

Tashmë bëhen 2 vite që kur zbulova sekretin e tij dhe që atëherë nuk kemi kryer marrëdhënie seksuale, madje seancat këshilluese nuk kanë funksionuar. Unë besoj se çdokush e ka një shans të dytë, por kush tradhton një herë, do të tradhtojë gjithmonë.

Në email-et që kishte dërguar, teksa lexoja fantazitë e tij seksuale, që unë nuk i kisha ditur kurrë më parë, mësova edhe eksperiencat e mëparshme: seks me një burrë në moshë, seks me një tranvestit, treshe dhe përdhunim të një gruaje. Ai kishte treguar gjithashtu se ka masturbuar vazhdimisht që kur ishte djalë i vogël dhe ka komunikuar vazhdimisht në chat-e online për homoseksualë.

Do ta kisha lënë menjëherë nëse nuk do të kishim dy fëmijë bashkë, por ndihem sikur paaftësia ime për ta falur do të prishë familjen. Çuditërisht, ai ka bërë atë që shumica e meshkujve nuk e bëjnë: nuk më ka fajësuar mua, më ka dhënë telefonin për ta kontrolluar, më pagoi këshillimin.

Si mund të gjej një mënyrë për ta falur? Apo duhet të pranoj faktin që mund të çojë në prishjen e familjes? /Blitz.al/

Shperndaje