Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulon shkenca: Këto dy vite janë më të lumturit e jetës suaj

Zbulon shkenca: Këto dy vite janë më të lumturit e jetës suaj
January 06
18:29 2019

Kur shohim pas në jetën tonë, reflektojmë mbi vitet më të lumtura apo kujtimet. Tashmë ka një moshë specifike që cilësohet si më e lumtura e jetës.

Qendra e Performancës Ekonomike në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër intervistoi 23.000 të rritur gjermanë 17-85 vjeç, duke i pyetur ata për kënaqësitë në jetë dhe se sa të lumtur parashikonin të ishin pas 5 vjetësh. Të njëjtët persona, u intervistuan sërish për të parë nëse realiteti përputhej me pritshmëritë që kishin më herët.

Ajo që ekipi zbuloi ishte një kurbë lumturie U në mes të moshave 20 dhe 70, me kulmin e lumturisë në moshën  23 dhe 69 vjeç. Njëzet e tre është zakonisht një moshë kur ne jemi plot vrull dhe optimizëm për të ardhmen. Gjashtëdhjetë e nëntë është një moshë kur streset e të panjohurës janë prapa nesh dhe ne mund të gëzojmë frytet e punës sonë, si profesionale ashtu edhe personale.

Një tjetër fakt interesant është se studiuesit vunë në dukje se të rinjtë prireshin të mbivlerësonin lumturinë e të ardhmes së tyre, ndërkohë që njerëzit e moshuar prireshin ta nënvlerësonin atë.

Gjithsesi, mbani mend diçka: e keni ju në dorë jetën tuaj dhe lumturinë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje