Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet kush e ka fajin për torturën që heqim me “zbokthin”: Shkencëtarët gjetën gjurmë tek dinosaurët!

Zbulohet kush e ka fajin për torturën që heqim me “zbokthin”: Shkencëtarët gjetën gjurmë tek dinosaurët!
May 28
16:50 2018

Gjurma më e largët e zbokthit është gjetur pikërisht tek një dinosaur i cili daton rreth 125 milion vite më parë.

Profesori Mike Benton nga Universiteti i Bristolit është ai i cili mori iniciativën që të merrte përsipër gjetjen e gjurmës së parë të zbokthit me mendimin e mirë se nëse e prekte problemin që në qelizë edhe zgjidhja e përhershme do të ishte më e thjeshtë.

Studiuesit përdorën një mikroskop elektronik për të studiuar pupla nga mostrat kineze të këtyre dinosaurve. Ata gjetën qeliza të vdekura që formojnë shtresën e jashtme të lëkurës, të cilat janë shumë të ngjashme me zbokthin e njeriut. Krokodilët gjithashtu e lëshojnë lëkurën e tyre në shtresa.

***

Tashmë që studiuesit e kanë gjetur se vatra e zbokthit ka ekzistuar që tek dinosaurët, studimin e tyre e kanë paraqitur në kompani të ndryshme shamposh dhe medikamentesh në mënyrë që t’i hyjnë në ndihmë ekspertëve të tjerë për të ndihmuar në zhdukjen e atij elementi kimik që bëhet shkak për petëzimin e shtresës së sipërfaqes së kokës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje