Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet droga që shëron kancerin e lëkurës

Zbulohet droga që shëron kancerin e lëkurës
April 20
12:36 2016

Në bazë të të dhënave afatgjata, ka mbërritur një lajm i mirë për drogën imunoterapike që ndaloi kancerin në trupin e Jimmy Carter.

Kur Jimmy injektoi në trup drogën e quajtur pembrolizumab, për të trajtuar kancerin, ajo sapo ishte miratuar për njerëz që vuanin të njëjtën sëmundje si ai. Bëhet fjalë për personat që vuajnë nga melanoma e avancuar  (kanceri i lëkurës), e cila u është përhapur  edhe në organe të tjera, si truri, mëlçia dhe mushkëritë. Administrata e Ushqimit dhe Drogave (FDA) e aprovoi përdorimin e drogës përmes një procesi të përshpejtuar dhe përpara studimit të plotë mbi efektivitetin e saj, kjo për shkak se që në rezultatet e para në disa qindra pacientë ka rezultuar pozitive.

Tani, në një raport të botuar në JAMA, studiuesit kanë siguruar të gjitha të dhënat e marra nga 655 njerëz që morën pjesë në testim e që janë ndjekur nga ana mjekësore për një vit. Rezultatet justifikojnë vendimin e FDA-së dhe provojnë më shumë besueshmëri ndaj pembrolizumabës, e cila mund të bëhet pjesë e një trajtimi efektiv e që mund ta provojnë njerëzit që janë në fazën e fundit të melanomës, para ose pas terapive, duke përfshirë këtu drogat e ndryshme, kimioterapinë ose rrezatimin.

Studimi përfshin informacionin mbi 655 persona me melanomë, të cilëve u është dhënë dozë e ndryshme të pembro-s.  Disa ishin trajtuar me terapi të tjera më parë, me antitrupa të tjerë. Dr. Antoni Ribas, profesor në Universitetin e Kalifornisë, zbuloi se pavarësisht se me çfarë ishin trajtuar individët më parë, të gjithë i janë përgjigjur mirë pembro-s, edhe pse ata që nuk ishin të ekspozuar ndaj terapive të mëparshme kanë reaguar akoma më mirë.

Pembro bën pjesë në klasën e drogave imunoterapike kundër kancerit që lejojnë sistemin imunitar të shohë dhe sulmojë  tumorin si trup i huaj, në të njëjtën mënyrë siç sheh bakteret dhe viruset.  Për shkak se qelizat e tumoreve janë qeliza të shëndetshme që fillojnë të rriten jashtë normales, janë të mbrojtura nga sulmi i një sistemi imun. Duke hequr këtë mantel që i mbron ato, drogat si pembro i lëshojnë energji maksimale absolute sistemit imunitar kundër qelizave të kancerit.

Duke zbërthyer qelizat e kancerit, pembro gjithashtu ekspozon virusin e huaj që ka mbërthyer materialin e vet gjenetik në ADN-në e qelizës strehuese. Kjo i bën qelizat e kancerit më të paafta dhe  piketuese për sulm imunitar.

“Ky fakt hap një çështje të re nëse këto terapi do të jenë efektive në klasa më të gjera të kancerit apo viruse që asociohen me qelizat kanceroze që përbëjnë më shumë se 20% të kancerit në të gjithë botën”, – ka thënë Dr. Suzanne Topalian, drejtoreshë  e programit të melanomës.

Këtu përfshihen lloje kanceri të shkaktuara nga viruse si HPV, Epstein Barr, limfomat dhe kancerin e stomakut. Topalian shpreson në një zgjerim të gjykimit në mënyrë që edhe studiuesit e tjerë të fillojnë provat në këto raste. “Në rastin e kancerit të qelizave Merkel, është një kancer për të cilin ne me të vërtetë nuk kemi pasur terapi efektive më parë, kështu që kjo krijon mundësinë që ky lloj trajtimi të bëhet standardi i ri”.

Komento
Shperndaje