Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet atentatori i sulmit në Barcelonë. Donald Trump dënon ngjarjen

Zbulohet atentatori i sulmit në Barcelonë. Donald Trump dënon ngjarjen
August 17
20:47 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dënuar sulmin terrorist në sheshin “Katalunja” të Barcelonës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai ka treguar mbështetjen e Amerikës.

“SHBA-ja dënon sulmin terrorist në Barcelonë, në Spanjë dhe do të bëjë gjithçka është e nevojshme për ta ndihmuar. Jini të guximshëm dhe të fortë, ne ju duam!” – ka shkruar ai.

Sipas mediave spanjolle thuhet se shoferi i furgonit ishte larguar në këmbë, kurse policia ka publikuar edhe një foto të tij. Bëhet fjalë për një maroken me emrin Driss Oukabir./Blitz.al/

Shperndaje