Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulimi i fundit: Shtresa e ozonit po ngushtohet

Zbulimi i fundit: Shtresa e ozonit po ngushtohet
July 02
12:28 2016

Një nga problemet që shqetëson NASA-n dhe të gjitha agjencitë hapësinore e ato të mbrojtjes së mjedisit është vrima e ozonit.

Ky shqetësim lindi kur nga mesi i viteve ’80, shkencëtarët vërejtën një shtresë tepër të hollë ozoni prej 10 kilometrash mbi Antarktidë. Kjo gjë bëri që shtetet më të industrializuara të nënshkruanin protokollin e Montrealit, i cili synonte reduktimin e CFC-ve, elementi bazë i dëmtimit të ozonit.

Por, matjet e fundit të kryera nga shkencëtarët vërejnë se sasia e CFC-ve dhe klorit është ulur mjaftueshëm sa për të lejuar ozonin të rikuperojë vetveten.

Sipas prof. Solomon, rezultatet e këtij procesi do të shihen në vitet 2050-2060, atëherë kur pritet që shtresa e ozonit të “shërohet” plotësisht.

Shperndaje