Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhemi Shehu, një aktore e re në horizont

Xhemi Shehu, një aktore e re në horizont
March 20
23:28 2016

Kjo është java e tretë e sezonit të ri të “Portokalli”, i cili shfaqet çdo të diel në ekranin e Top Channel. Ky sezon i ri ka nisur me personazhe të rikthyer, gjë që duhet thënë se është pritur mirë nga publiku. Si kurrë më parë është vënë re pjesëmarrja më shumë se në rolin e moderatores e Xhemi Shehut dhe Eneda Tarifës.

Më shumë se për Enedën, të cilën jemi mësuar ta shohim të aktrojë në “Portokalli”, ajo që ka tërhequr vëmendjen, në  simfoni me personazhet që luan, është Xhemi. Natën e parë ndoshta u duk risi që erdhi si pjesë e hapjes së sezonit, por Xhemi ka vijuar pjesëmarrjen e saj, së bashku me Enedën, në rubrikën e titulluar “Atentatet” edhe për dy javët në vazhdim. Tashmë mund të themi se Xhemi është pjesë e kastit të aktorëve të “Portokalli”-së, pasi përshtypja që ajo ka lënë në publik më tepër e komplimenton për guximin. Nuk na mbetet veçse  t’i urojmë fat  Xhemit në “profesionin” e saj më të ri!

Etiketimet
Shperndaje