Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vuani nga pickimet e mushkonjave tani në verë? Problemi mund të jetë ngjyra e çarçafëve tuaj

Vuani nga pickimet e mushkonjave tani në verë? Problemi mund të jetë ngjyra e çarçafëve tuaj
August 10
15:21 2017

Nëse pickoheni vazhdimisht nga mushkonjat, por edhe nëse nuk ju ndodh shpesh, duhet të keni parasysh se shkak mund të jetë ngjyra e çarçafëve tuaj, ashtu sikurse edhe zgjidhje e këtij problemi. Teoria e re që ka dalë nga një studim i publikuar në Enciklopedinë Mjekësore tregon se insektet në përgjithësi preferojnë “të strehohen” te ngjyra e kuqe dhe e zezë.

Mushkonjat në veçanti urrejnë ngjyrat jeshile, të verdhë e të bardhë, ndaj në sezonin kur ka më tepër mushkonja sigurohuni që ngjyra e çarçafëve tuaj të jetë në një nga tre të lartpërmendurat.

Nga ana tjetër, hiqni dorë nga çarçafët apo mbulesat me ngjyrë të kuqe dhe të zezë, sepse kështu do të afroni mushkonjat. /Blitz.al/

Shperndaje