Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vuani nga pagjumësia? Ka disa shkaqe megjithatë zgjidhja është e thjeshtë

Vuani nga pagjumësia? Ka disa shkaqe megjithatë zgjidhja është e thjeshtë
August 10
18:07 2017

Pagjumësia është një problem me të cilin përballen mijëra njerëz. Shkaqet mund të jenë disa, duke nisur që nga stresi, ankthi dhe depresioni deri te përdorimi i disa ilaçeve. Në disa raste mund të shfaqet pagjumësia kronike, e cila kurohet me ilaçe, por ekzistojnë edhe kurat natyrale.

Faktikisht është një makth që ju mban zgjuar. Ju doni të flini, por ndiheni në panik dhe nuk mund t’ju zërë gjumi.

Sipas disa studimeve thuhet se pagjumësia është “hakmarrja” e mendjes për diçka të rëndësishme që keni harruar të bëni gjatë ditës. Shumica e njerëzve kanë shumë pyetje të cilat i shqetësojnë, për shembull çfarë qëllimi kemi dhe cilat janë vlerat tona në jetë.

Pyetje si këto i mendoni gjatë gjithë ditës dhe ju kthehen në një makth para gjumit. Në kohën që duhet të qetësoheni dhe të flini këto pyetje “pushtojnë” mendjen tuaj.

Ju keni një mekanizëm në trupin tuaj, i cili ju mban zgjuar gjatë gjithë natës për të reflektuar mbi këto pyetje filozofike. Pilulat, çaji apo dushi nuk janë mënyrat për të luftuar pagjumësinë. Por ju duhet të reflektoni dhe të meditoni gjatë ditës për çështjet që ju shqetësojnë. Pagjumësia është një sëmundje fizike, ju duhet t’i jepni kohë vetes për të menduar.

Për një gjumë të mirë dhe të rehatshëm duhet fillimisht të ekzistojnë kushtet e përshtatshme të dhomës ku flihet. Duhet shmangur ekspozimi ndaj dritës dhe krevati duhet të jetë komod. Rëndësi ka edhe të paturit një orar të rregullt gjumi dhe ruajtja e raportit kohë zgjuar – në gjumë./Blitz.al/

Shperndaje