Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vuan nga distrofia muskulore, por fiton maratonën

Vuan nga distrofia muskulore, por fiton maratonën
April 20
16:21 2016

Sfidat janë pjesë e jetës, por të arrish atë që të është thënë se është gati e pamundur për ty kërkon guxim, vullnet dhe vetëbesim marramendës. Ka qenë vetë gara motivi kryesor i këtij të riu që vuan nga distrofia muskulore, ajo që e ka shtyrë dhe motivuar ta fitojë maratonën e organizuar në Boston. Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, kushteve të natyrës e 20 orëve të vrapimit për të mbërritur në finish, Michael Melamed, 39 vjeç, nga Venezuela, e ka përfunduar maratonën  e 26.2 miljeve, e cila zgjati për rreth 20 orë dhe ka përfunduar në orën 5.00 të mëngjesit.

Melamed është një profesor dhe një predikues motivacioni që ka garuar për bamirësi. Ndiqni videon bashkangjitur dhe shihni momentin emocionues se si Melamed flet pas përfundimit të garës, i ndjekur nga njerëz që e kanë përgëzuar në kor për vullnetin.

Komento
Shperndaje