Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlogeri puth në buzë të motrën, arsyeja po çmend rrjetin

Vlogeri puth në buzë të motrën, arsyeja po çmend rrjetin
April 10
08:29 2019

Chris Monroe është i njohur në Youtube për videot e tij kryesisht me sfida ku duhet të puthë persona të ndryshëm. Por postimi i fundit i ka lënë ndjekësit të habitur dhe ka marrë mjaft komente negative.

Chris puth në buzë motrën e tij!

Ai i kishte premtuar 3.7 milionë ndjekësve të tij që do rikthehej me diçka të madhe, pasi kishte 6 muaj që nuk postonte. Në fillim të videos, ai shprehet:

“Kam provuar rreth 5 herë ta pyes, por jam shumë nervoz sepse ajo është motra ime dhe nuk dua që të mendojë se jam i çmendur. Ndihem si i çmendur, kam plot një orë që ndjek motrën time që ndodhet sipër.”

Më pas ai ka shkuar në dhomën e saj dhe nëpërmjet një loje ranë dakord që nëse humbiste, do të putheshin. Dhe kështu ndodhi.

Videoja ka më shumë se dy milionë klikime dhe reagimet e njerëzve nuk kanë qenë aspak të mira, pasi ka 86000 dislikes në krahasim me 17000 likes. Disa kanë vënë në dyshim nëse është vërtetë motra e tij, apo një aktore.

Por ajo është gjysmë-motra e tij e vërtetë dhe këtë e kuptojmë nga postimet e mëparshme në Instagram. Dhe në një prej tyre ai kishte shkruar: “Nëse kjo foto merr 30000 pëlqime, do puth motrën në një video në Youtube.”

Fotoja mori 41 mijë pëlqime, dhe gjithçka u realizua. Disa prej ndjekësve shprehen se ai po e shijonte dhe ishte vërtetë e shpifur. Sepse dhe një sfidë ka kufijtë e saj. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje