Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vjeshta erdhi, dhe bashkë me të ja cilat janë punët që duhet të bëni me patjetër në shtëpinë tuaj!

Vjeshta erdhi, dhe bashkë me të ja cilat janë punët që duhet të bëni me patjetër në shtëpinë tuaj!
September 14
16:22 2018

Zonja (dhe zotërinj), është koha të bëni punët e shtëpisë në çdo cep. Dhe me fillimin e një stine, ka disa detyra specifike që nuk duhet t’i harroni.

  1. Shkrini frigoriferin.

Hidhni çdo gjë që keni harruar për shumë kohë aty, dhe shkrini akullin. Më pas mund ta pastroni dhe të riorganizoni ushqimet.

  1. Organizoni kavanozët dhe dollapin tuaj të ushqimeve.

Epo e vërteta është që janë bërë të gjithë lëmsh. Erëzat, drithërat apo çdo ushqim tjetër organizojini në një mënyrë sa më të lehtë për t’u gjetur kur ju nevojiten.

  1. Pastroni skarën.

Me siguri e keni përdorur shpesh, por nuk e keni pastruar siç duhet. Atëherë kjo është koha e duhur.

  1. Lani xhamat e dritareve.

Nga jashtë dhe nga brenda! Pluhurat dhe papastëritë po pengojnë rrezet të ndriçojnë shtëpinë tuaj të bukur.

  1. Lani gjithçka dhe organizoni garderobën.

Ndoshta janë ditët e fundit ku mund të varni rrobat në ambjentet e jashtme, përpara se të fillojnë shirat. Prandaj lajini ato dhe organizoni garderobën. Mos harroni që rrobat që nuk i përdorni, mund t’i çoni gjithnjë për bamirësi.

  1. Pastroni çantën.

Çdo xhep të mundshëm! Me siguri ka shumë fatura dhe letra të padomosdoshme që kanë mbetur aty gjithë këto muaj. Nuk ka më mirë se një çantë e pastër dhe e rregullt!

  1. Çoni xhaketat dhe mbulesat e dimrit në pastrim kimik.

Sado mirë t’i lani vetë, në këtë fillim stine do të ishte mirë një larje në pastrim kimik. Përgatituni të shkëlqeni si duhet.

  1. Pastroni tapetët në imtësi.

Kjo me siguri është diçka që ju e bëni përditë. Por me siguri, disa papastërti janë fshehur në to. Është koha ta bëni të pastër xixë!

  1. Kontrolloni ngrohësit.

Pavarësisht nëse keni kondicioner apo system ngrohje me gaz, bëni një kontroll të thjeshtë nëse funksionojnë siç duhet. Do t’ju duhen në vazhdim.

  1. Dhe së fundmi, pastroni atë sirtarin e rrëmujshëm!

Të gjithë e kemi një sirtar apo cep ku vendosim gjëra nga më të ndryshmet, që në fakt nuk i përdorim asnjëherë. Kjo është detyra juaj e fundit.

Vjeshtë të mbarë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje