Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vjehrra ime pasanike më kontrollon jetën në çift vetëm sepse ka më shumë para se unë, çfarë të bëj?

Vjehrra ime pasanike më kontrollon jetën në çift vetëm sepse ka më shumë para se unë, çfarë të bëj?
April 17
19:15 2018

“E nderuara psikologe E. Jean,

Nëna e bashkëshortit tim të ri është shumë e pasur dhe shumë e mërzitur sepse nuk ka me çfarë ta mbushë jetën e saj. Ajo jeton në të njëjtin qytet me ne. Vjehrra na ka ofruar për të na blerë një shtëpi, por vetëm nëse është në një vend që ajo miraton (dmth., shtëpi e madhe, e pasur, e bardhë, republikane, siç ajo e ka në kokë). Pra, për të kërkuar shtëpi që ne na pëlqejnë por tani ajo po përdor faktin e po na i jep paratë, po ndryshon jetët tona. Ka qejf ta kthejë jetën tonë në çift dhe familjen që po ndërtojmë sipas preferencave të saj dhe para parave neve duhet të mbyllim gojën, rrjedhimisht.

Për shembull, unë kam mundësi të mira për të lëvizur jashtë vendit me punën time, kështu që burri im dhe unë po planifikojmë një udhëtim në San Francisko. Ajo absolutisht insiston që ne të qëndrojmë në shtëpi dhe të mos jemi “kaq freskë”.U desh që im shoq të bënte luftë në kutpimin e parë të fjalës me të në mënyrë që ne të shkojmë në udhëtim, që për hir të vërtetës më ka dalë totalisht nga qejfi tani. Një udhëtim në cift, ajo po na i kthen në faj. Fakti që ajo ka para dhe na blen gjëra të ndryshme, nuk duhet ta bëjë të na kontrollojë sidomos duke marrë parasysh faktin që ne as nuk ia kërkojmë diçka të tillë. Duke qenë se do shumë vëmendje, ajo përdor faktin që ka një kuletë të majme. Çfarë të bëj? Ndihmë!”

Përgjigja e psikologes: Jepini zonjës respektin dhe interesin tuaj, dhe përpiquni ta doni atë nëse mundeni. Alarm: Mundoheni! Nëse ti dëshiron që të kesh raport të mirë dhe të marrësh edhe benefitet e saj ekonomike, atëherë mësohu ta duash. Në rast se nuk e duron dot që ajo të kontrollon jetën, mos prano që ajo të të blejë shtëpinë apo qoftë edhe një copëz çumçakëz. Vetëm atëherë mund të ndihesh e lirë. Zemër, liria ekonomike, është liri e vërtetë. Vjehrra pasanike do të zhduket nga kontrolli jetës tënde kur të mos jetë ajo që kontrollon financat e tua.

(Përkthyer nga Blitz.al, shkrimi origjinal: Elle)

Shperndaje