Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video)Tatuazhe për të parandaluar përdhunimin, gratë indoneziane tregojnë historinë

(Video)Tatuazhe për të parandaluar përdhunimin, gratë indoneziane tregojnë historinë
January 11
18:52 2019

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një grup grash dhe vajzash të ishullit të vogël të Timorit mbuluan trupin e tyre me tatuazhë për të parandaluar ngacmimet seksuale dhe përdhunimin.

Në këtë periudhë, ushtarët rrëmbenin mijëra vajza të reja që shërbenin si punonjëse seksi. Por vajzat në këtë ishull gjetën mënyrën si të shpëtonin duke përdorur mendësinë e japonezëve për respektin ndaj grave të martuara. Ato zgjodhën të mbulonin trupin me tatuazhe, duke treguar kështu se ishin “të zëna” apo të martuara sipas besimeve të zonës. Plani funksionoi. Ushtarët japonezë nuk i preknin gratë me tatuazhe.

Shumë besojnë se ky ritual mori fund në vitet 60 kur stereotipi për personat me tatuazhe filloi të mos besohej. Sot kanë mbetur vetëm pak nga këto gra, të cilat folën për VICE.

“Pa tatuazhe, japonezët do na çonin në Japoni. Ishim të tmerruara. Prandaj, shpuam e shpuam. Gjak gjithandej. Të dhimbte shumë…Por tashmë martohen në kishë, pa bërë tatuazhe. Na trishton sepse na mungon kjo traditë. Tradita duhet të ruhet. Ka ekzistuar para se ne të lindim. Personat që na bënin tatuazhe tashmë kanë ndërruar jetë të gjithë.”- shprehen disa nga këto gra.

Tatuazhet e tyre konsiderohen si një simbol i forcës së femrës për të bërë rezistencë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje