Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video)“La casa de papel” nis prodhimin e sezonit të tretë, kjo është gjithçka që duhet të dini mbi të rejat e serialit

(Video)“La casa de papel” nis prodhimin e sezonit të tretë, kjo është gjithçka që duhet të dini mbi të rejat e serialit
October 28
18:39 2018

Punimet për sezoninei tretë të serialit “La Casa de Papel” kanë nisur zyrtarisht dhe këtë e ka njoftuar pikërisht Netflix dhe kompania prodhuese e shfaqjes  Vancouver Media.  Seriali jo në gjuhën angleze më i parë i të gjitha kohërave në Netflix dhe mbi të gjitha super popullor dhe në vendin tonë,   ka hyrë në produksion dhe për herë të parë ka prezantuar dhe pjestarët e rinj të cast-it.

Në fakt lajmi që shfaqja televizve e quajtur ndryshe “Money Heist”  do të rinovohej dhe për një sezon të tretë u bë i ditur që në prill. Por që atëherë shumë pak për të mos thënë aspak nuk dihej se kur do të fillonin xhirimet apo në çfarë drejtimi do të shkonin ngjarjet. Fansat kanë pritur me padurim për lajme dhë më në fund mbrëmjen e djeshme me anë të një video-je, Netflix, Vancouver Media dhe protagonist kryesor Alvaro Morte kanë zyrtarizuar që gjithçka ka nisur.

Në videon e shpërndarë shihet Alvaro që në serial luan rolin e “Profesorit” të takohet me Ursula Corbero-n (Tokyon) dhe duket sikur janë gati të planifikojnë goditjen e rradhës. Më pas bashkohen dhe pjesa tjetër e cast-it së bashku me prodhuesit e filmit dhe skenaristët dhe zbulohet që videoja në fakt është nga leximi i parë i skenarit për sezonin e tretë. I gjithë moment është sigurisht i shoqëruar nga kënga tashmë emblemë “Bella Ciao” dhe bashkangjitur me postimet shkruhet : “ Ja ku jemi përsëri. Banda e Profesorit godet sërish!!!”. Gjithashtu është ndarë dhe fotoja e mëposhtme që deri tani është dhe poster i sezonit të tretë:

 

View this post on Instagram

 

Subid el volumen… Hemos vuelto! Pump up the volume… We are back! #bellaciao #somoslaresistencia

A post shared by Álvaro Morte (@alvaromorte) on

Të gjithë personazhet e vjetër janë të pranishëm: Denver, Rio, Helsinki, Nairobi, Stockholm, Raquel Murrllo, Arturo, Suarez, Colonel Prieto dhe Monica Gastambide. Ndërkohë bandës dhe shfaqjes do ti bashkangjiten katër aktorë dhe personazhe të rinj. Bogota, Alicia, Tamayo dhe “Inxhineri”:

 

View this post on Instagram

 

Bienvenido, Hovik #lacasadepapel

A post shared by Vancouver Media (@vancouvermedia_) on

 

View this post on Instagram

 

Bienvenida, @najwanimri #lacasadepapel

A post shared by Vancouver Media (@vancouvermedia_) on

Ajo qe i ka suprizuar më shumë fansat është shfaqja në fundin e videos e Berlin, ndoshta personazhit më të dashur të serialit i cili u vra në mbarimin e sezonit të dytë. Nuk dihet si do të përfshieht ai në sezonin e ri, në formën e kthimeve në kujtesë apo diçka e tillë, sepse ka shumë pak gjasa të jetë ende gjallë. Skenari mësohet se planifikon një goditje të re të bandës, ndoshta e një tjetër “Shtëpie të parasë” apo banke por besohet se do të trajtojë dhe një temë tjetër, më të gjërë dhe përfshirëse. Ngjarjet mund të zhvillohen dhe në Itali, më saktë në Romë.

Nuk ka ende një datë zyrtare se kur do të fillojnë apo mbarojnë xhirimet, aq më tepër se kur mund të shfaqet sezonin i tretë por fansat mezor janë duke pritur dhe vetëm të shikojnë që produksioni ka nisur punën i bën të emocinohen. Siç ndodh shumë rrallë, “La Casa de Papel” nuk ka qënduar vetëm tek emërtimi si një serial por ajo që përfaqson, realizimi, aktrimi, mesazhi, qoftë dhe detajet si maskat e Dali-së e kanë shëndrruar në një fenomen botëror.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje