Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ushtrimet më të mira për trupin zgjasin vetëm 7 minuta dhe janë më të lehta nga sa mendonim!

(Video) Ushtrimet më të mira për trupin zgjasin vetëm 7 minuta dhe janë më të lehta nga sa mendonim!
August 12
15:10 2018

Të gjithë i dimë avantazhet e të bërit aktivitet fizik çdo ditë, por përsëri gjejmë justifikime nga më të ndryshmet për ta shmangur atë. Nëse “nuk kam kohë” ka qenë arsyeja juaj ka një zgjidhje mjaft efektive dhe për ju.

Quhet “The Scientific 7-Minute Workout” dhe siç kuptohet ju merr vetëm 7 minuta kohë. Sugjerohet të bëhet në mëngjes në mënyrë që t’ju ndihmojë të jeni plot energji gjatë gjithë ditës.

Nëse mendoni se 7 minuta nuk bëjnë efektin që dëshironi në trupin tuaj, gaboheni. Në një studim të kryer nga American College of Sports Medicine’s Health and Fitness Journal, ka rezultuar  se rritja e intensitetit me ushtrime të posaçme, pavarësisht se me kohë të shkurtuar, sjell përfitime të njëjta për shëndetin tonë si rutinat e zgjatura.

The Scientific 7-Minute Workout përmban ushtrime të ndryshme që ndihmojnë për të shpenzuar kalori dhe për t’u tonifikuar, sic janë: squats, lunges apo jumping jacks.

Tashmë nuk keni më një justifikim. Futjuni punës që nesër! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje