Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Skandaloze! Fëmijëve u mësojnë të bëjnë “twerk” në shkolla

(Video) Skandaloze! Fëmijëve u mësojnë të bëjnë “twerk” në shkolla
April 14
12:36 2016

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ka bërë xhiron e botës e ka shkaktuar trazira, referuar dhe komenteve. Protagonistët kryesorë të saj janë disa fëmijë, të cilët duke parë mesa duket dhe trendin e kohës, bëjnë twerk mes tyre, duke kryer disa lëvizje tepër të ekzagjeruara dhe të papërshtatshme për moshën e tyre. Fillimisht këtë stil e kemi parë tek Miley Cyrus e pak më vonë në klipin “Work” të Rihanna-s me Drake. Videoja është xhiruar në një ambjent shkollor në Kubë dhe është ngarkuar në rrjete sociale nga babai i djalit protagonist në kërcimin provokues.
Kuba përballet me prostitucionin, madje edhe në mosha fare të vogla. “Kjo shkollë është mbeturinë. Asnjëri prej tyre nuk njeh mësimet bazë shkollore, por dijnë të bëjnë këtë? Fëmijëra ka humbur, është e tmerrshme.” – kanë qenë këto disa nga komentet bashkangjitur videos.
E ndërkohë që disa fajësonin prindërit e disa mësuesit, fakti më shqetësues është se çfarë po bëhet për ta ndaluar, apo parandaluar? Mos ndoshta më shumë po i keq-edukojnë sesa mësojnë shkollat, fëmijët?

Etiketimet
Shperndaje