Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Shtatzënë, por striptistja nuk ndalon së kërcyeri rreth tubit

March 24
17:55 2016

...

...
Picture 1 of 3

Kur je shtatzënë nuk mund ta imagjinosh që të kërcesh rreth  një tubi striptizmi.  Por Jill MacLean vazhdon ta bëjë këtë, edhe pse shtatzënë. Ajo është një striptiste, është shtatzënë dhe duket akoma më mbresëlënëse teksa kërcen rreth tubit. Duke qenë se pret një fëmijë, çdokush do të mendonte se si vazhdon ende të kërcejë dhe mbi të gjitha se si arrin të qëndrojë në tub.

36-vjeçarja ka shkruar në blogun e saj se vazhdon të kërcejë sepse kjo e ndihmon të ndihet seksi, edhe pse  pret një fëmijë.

McLean ka postuar një video në Facebook ku thuhet: “Për të qenë e sinqertë, unë jam më  e ngathët kur jam zbathur në shtëpi sesa kur jam në studio me sandale shumë të larta”.

McLean nuk ka asnjë dyshim për atë që është duke bërë dhe nuk i interesojnë aspak paragjykimet. Në blogun e saj shkruan: “Unë nuk po shkruaj për t’u justifikuar për atë që po bëj si një striptiste tani dhe si një nënë së shpejti. Të gjitha ne gratë duam të ndihemi seksi dhe të argëtohemi. Kjo është zgjedhja që unë kam bërë dhe këto fotografi të dokumentuara do t’ia tregoj djalit tim në 21-vjetorin e tij. Gjithashtu burri im mendon se unë jam e këndshme”.

Më poshtë mund të shikoni videon e saj:

Komento
Etiketimet
Shperndaje