Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Video sensibilizuese – Martohet me burrin që dashuronte. Ai i përdhunon vajzën

Video sensibilizuese –  Martohet me burrin që dashuronte. Ai i përdhunon vajzën
May 12
16:53 2016

Kjo video sensibilizuese në të cilën Catherine tegon historinë e saj ka arritur mbi 60 milionë klikime.

34-vjeçarja nga shteti i Colorado-s ka vendosur të rrëfejë historinë më të trishtë të jetës: burri me të cilin u martua abuzoi me vajzën e saj.
Qëllimi i Catherine është që nëpërmjet kësaj videoje të ndërgjegjësojë personat e tjerë, të cilët kanë përjetuar një situatë të ngjashme me të sajën.
Nëpërmjet disa mesazheve të shkruara në letra ajo tregon se personi me të cilin ishte e dashuruar prej kohësh, Aaron, i ka shkatërruar jetën.

Çifti u martua më 18 qershor të vitit 2014 dhe për një periudhë kohe ishin të lumtur, ama një telefonatë e marrë nga policia më 23 prill të 2015-ës ktheu gjithçka përmbys! Ai të cilit Catherine i besonte verbërisht kishte abuzuar seksualisht me vajzën e saj 17-vjeçare.

Pavarësisht përpjekjeve të Aaron për të dëshmuar pafajësinë, provat e AND-së treguan se akuzat ishin të vërteta.

Kjo ndodhi e shtyu Catherine të paralajmërojë të gjitha mamatë të kenë kujdes, me një mesazh të qartë: Jo të gjithë personat e rrezikshëm duken të tillë. Shpesh monstrat duken dhe veprojnë si njerëz normalë! Kujdes kujt ia besoni fëmijët tuaj!

Për më shumë, shihni videon:

Shperndaje