Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “Pride Parade” në Londër, polici i propozon të dashurit

(Video) “Pride Parade” në Londër, polici i propozon të dashurit
June 27
17:15 2016

Paraditen e së shtunës në Londër është zhvilluar “Pride Parade” nga pjesëtarët e grupit LGBT. Rrugët kanë qenë të mbushura dhe surprizat nuk kanë pasur fund. Një polic i veshur me uniformën e policisë britanike i ka propozuar të dashurit të tij, ndërkohë që turma e mbështeste dhe brohoriste në mbështetje të çiftit. Në videon e hedhur në Youtube, kolegët e policit e kanë ndalur marshimin e tyre dhe janë kthyer nga polici, i cili u ul në gjunjë dhe bëri propozimin. Mediat citojnë se ky nuk ka qenë propozimi i vetëm.

E njëjta paradë është zhvilluar edhe para pak kohësh në Shqipëri.

 

Komento
Shperndaje