Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Pëlqeni arushat prej xhelatine? Mendohuni dy herë!

(Video) Pëlqeni arushat prej xhelatine? Mendohuni dy herë!
September 08
18:32 2016

Një nga ushqimet më të preferuara nga fëmijët, por edhe nga të rriturit, janë arushat prej xhelatine. Paçka se e dimë që janë jo të shëndetshëm dhe nuk bëjnë mirë për dhëmbët e pjesën tjetër të organizmit, përsëri mund të konsumojmë një pako plot për vetëm 10 minuta.

Pasi të shihni videon e mëposhtme jemi të sigurt që arushat prej xhelatine do të zhduken nga lista e ushqimeve të preferuara.

Videoja është një projekt i regjisores belge Alina Kneepkens, e cila tregon saktësisht se si bëhen këto ëmbëlsira.

Nëse nuk e dinit, “arushat” vijnë nga kafshët, më saktë nga derrat, të cilët pasi theren, piqen në furrnalta, për t’u tretur më pas në një lëng të nxehtë, që më pas kthehet në lëndë bazë për prodhimin e asaj që ne shohim të paketuar.

I gjithë procesi jepet i qartë në videon e mëposhtme: /Blitz.al/

Komento
Shperndaje