Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Oktapodi piqet dhe hahet i gjallë në tavolinë

(Video) Oktapodi piqet dhe hahet i gjallë në tavolinë
July 06
15:04 2016

Të vrasësh kafshë për ushqim në të vërtetë është diçka e keqe, por ta gatuash e ta konsumosh në të njëjtën kohë teksa është akoma gjallë? Nuk e dimë a ka gjë më të keqe…

Në një video të publikuar nga organizata për mbrojtjen e kafshëve, “Peta2” shihet një tavolinë në një restorant në Kore, në qendër të së cilës është një furrë e vogël (e ndezur), mbi të cilën është një oktapod që po qëllohet me thika dhe pirunj nga njerëzit e ulur në tavolinë.

Problemi qëndron në faktin se oktapodi është i gjallë.

Ky fakt, duket se nuk u bën përshtypje klientëve, por përkundrazi, disa nga ata i mbajnë tentakulat në sipërfaqen e furrës, me gjasa që të skuqen mirë, kurse një tjetër gërmon në kokën e gjallesës derisa e hap.

I gjithë procesi shoqërohet me shaka dhe të qeshura. Pra, është thjesht një argëtim!

Kjo video është komentuar edhe nga dr. Jennifer Mather, ekspert i cefalopodëve në Universitetin e Lethbridge në Kanada: “Oktapodi në video, të cilën ju po e ndani në copa, ndjen një dhimbje të tmerrshme çdo herë që ju i ngulni pirunin apo e vendosni në sipërfaqen e furrës. Është njësoj sikur të ishte qeni, bretkosa apo lepuri ai që copëtohej. Është kaq barbare!”

Në të vërtetë, ngrënia e oktapodëve të gjallë, tashmë është një trend në vendet e Lindjes, ku konsumatorët tallen me të e më pas e gëlltisin.

E tillë është edhe në videot e mëposhtme, ku cefalopodi hidhet dhe përplaset vazhdimisht derisa përfundon në gojë e më pas në stomak. Pra, njeriu tallet dhe qesh me “torturën” e një prej gjallesave më inteligjente në glob dhe në fund e ha të gjallë.

Etiketimet
Shperndaje