Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Një festë për të lajmëruar se e dashura e tradhëton me shokun e ngushtë? Ky djalë e bëri

(Video) Një festë për të lajmëruar se e dashura e tradhëton me shokun e ngushtë? Ky djalë e bëri
February 13
20:49 2019

Si të hakmerresh ndaj të dashurës që ju tradhëtoi me shokun tuaj të ngushtë? Ky djalë organizoi një festë për të dhënë lajmërimin. Ai ftoi një numër të madh miqsh dhe filmoi momentin kur i tha të gjithëve se e dashura D.M e tradhëtonte. Ngjarja ka ndodhur në Venezuelë.

“Sot zbulova diçka për të cilën dyshoja në mendjen dhe zemrën time. Alberto (mikun i tij i ngushtë), të njoh prej 20 vjetësh. Por t’i vish rrotul gruas sime është një gjest burracaku.”- u shpreh djali.

Në videon që është bërë virale, ai merr telefonin e të dashurës dhe i zbulon të ftuarve të gjithë mesazhet që ajo dhe miku i tij kanë shkëmbyer. Madje miku i tij i ofronte t’i blinte dhe një apartament. E dashura mundohet t’i marrë telefonin, por ai e hodhi në pishinë ngjitur.

“Me të vërtetë të falenderoj mik, me gjithë zemër për miqësinë e sinqertë që më ke treguar këto 20 vjet, dhe ti e dashur, sigurisht për këto 2 vjet hipokrite. Mund të keni një lidhje tani.”- ka përfunduar djali.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje