Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ky tatuazh ju bën me “flokë”

(Video) Ky tatuazh ju bën me “flokë”
September 05
19:53 2016

Ky është një nga tatuazhet më të çuditshëm që keni parë. Nëse e shihni për herë të parë me siguri do të mendoni se bëhet fjalë për flokë, por jo, është tatuazh. Bëhet fjalë për një metodë që quhet pigmentim i lëkurës së kokës, që bën të duket sikur ka rrënjë floku në kokën e një tullaci. Procesi është i njëjtë me atë të një tatuazhi normal, por gjilpërat janë më të vogla dhe nuk depërtojnë thellë në lëkurë. Kjo metodë mund të kërkojë orë të tëra dhe disa vizita derisa të përfundojë dhe mban deri në 10 vjet. Ajo ka rreth 15 vite që aplikohet, por është e kushtueshme. Sipas kompanisë që merret me këto tatuazhe, ata u kanë shërbyer rreth 8 mijë klientëve në 10 vitet e fundit. Për më shumë informacion ndiqni videon bashkangjitur. /Blitz.al/

Shperndaje