Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kjo pjatë premton t’ju kursejë kaloritë e tepërta nga yndyrat

(Video) Kjo pjatë premton t’ju kursejë kaloritë e tepërta nga yndyrat
May 30
13:54 2016

Kjo pjatë e thjeshtë premton se do të zvogëlojë kaloritë që merrni nga ushqimet. Nuk është gjë e keqe të duash ushqimet me yndyrë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ato me numër të lartë të kalorive. E për këtë ju themi se zgjidhja është shumë praktike. Në Tajlandë, Fondacioni për Kujdesin ndaj Shëndetit ka nxjerrë pjatën “AbsorbPlate”, e cila premton të zvogëlojë rreth 30 kalori nga çdo vakt juaji.

E frymëzuar nga sipërfaqja e një sfungjeri, pjata ka rreth 500 vrima të vogla për të ndarë yndyrën e tepërt nga ushqimi para se ju ta konsumoni atë. Ajo arrin të grumbullojë deri në 7 ml yndyrë për vakt. E pra, eliminimi i yndyrës nuk ka tingëlluar kurrë më i lehtë se kaq.

Komento
Shperndaje