Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “Kenzo World”, reklama që po trondit rrjetin

(Video) “Kenzo World”, reklama që po trondit rrjetin
September 01
20:02 2016

Firma e njohur “Kenzo” ka bërë reklamë për të prezantuar aromën më të re “Kenzo World”.

Jemi mësuar të shohim që në reklama të firmave të ndryshme shfaqet “e bukura” dhe “më e mira”, por jo gjithmonë “e bukura” transmeton mesazhin e duhur.

“Kenzo” ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të reklamuar aromën e parfumit më të ri. Aktorja e njohur Margaret Qualley shfaqet në një tavolinë të madhe me disa të ftuar, papritur ajo ngrihet dhe bën një koreografi të paharrueshme. Qualley e bën koreografinë e saj në ambiente të ndryshme, duke u shoqëruar nga një muzikë paksa e çuditshme, madje mund ta quajmë një koreografi “të çmendur”, derisa arrin te “syri”, i cili është simboli i “Kenzo World”.

Kjo reklamë është bërë virale në internet dhe ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit. Ata janë shprehur se kjo është një ndër reklamat më të bukura që janë shfaqur në këto momente./Blitz.al/

Komento
Shperndaje