Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ja si tallen mjekët me pacienten gjatë operacionit! Gjithçka është regjistruar!

(Video) Ja si tallen mjekët me pacienten gjatë operacionit! Gjithçka është regjistruar!
April 02
12:35 2016

Një rast vërtet shokues i ka ndodhur Ethel Easter në Teksas, gjatë operacionit të saj në hernie.
Pas shtimit të shqetësimit të saj për kirurgun që do të bënte ndërhyrjen, para se të hynte në sallën e operacionit ajo fshehu një regjistrues të vogël audio në flokë.
Easter shpjegon se kirurgu që  do ta operonte e kishte lënë të priste prej muajsh, madje shpeshherë ishte sjellë në mënyrë jo të hijshme.
Për këtë arsye, duke pasur edhe frika se s’do t’ia dilte, e shtyu të merrte vendimin që  të regjistronte  operacionit.
Kur dëgjoi më pas se ç’thoshte stafi mjekësor rreth saj gjatë operimit mbeti pa fjalë!
“Ajo është e vogël sa një grusht! Mbaj mend se kur nuk e futëm në listën tonë të operacioneve, të dy javëve të para, u ankua ndaj nesh”, – shprehet kirurgu në regjistrim.
Më pas, një prej infermiereve bëri shaka me kërthizën e gruas, për të cilën Easter preket shumë sa herë i përmendet!
“Je shtrirë në atë situatë dhe njerëzit të cilëve u ke besuar flasin në mënyrë të tillë. Të krijohet një ndjesi e keqe”, – shprehet Easter.
Më tej ajo shton se mjekët i dhanë një ilaç për të cilin ajo u kishte thënë se i shkaktonte alergji.
Gjithsesi, pavarësisht asaj që i ka ndodhur, Ethel Easter nuk ka planifikuar të denoncojë ligjërisht stafin mjekësor, por është bashkuar me një aktivist të qytetit për të përhapur fjalën rreth asaj që i ka ndodhur e për të ndërgjegjësuar njerëzit.

Komento
Shperndaje