Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Hakmarrja e Pokemon-ëve

(Video) Hakmarrja e Pokemon-ëve
August 04
13:27 2016

“Pokemon Go” është një nga lojërat që ka bërë për vete gjithë botën.

Loja u lejon përdoruesve të kapin apo të luftojnë Pokemon-at e ndryshëm gjatë përditshmërisë së tyre. Ndërkohë që të gjithë vrapojnë për të fotografuar Pokemon-in, një grup të rinjsh ka filluar hakmarrjen ndaj kësaj loje. Në një video të shpërndarë në Facebook, disa të rinj në Bazel të Zvicrës, kanë dalë rrugëve të qytetit të veshur me kostumin e Pokemon-ëve dhe kanë gjuajtur me “pokeball” persona në rrugë që janë duke u marrë me telefonin apo janë në kërkim të Pokemon-it. Ky veprim i tyre ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe mendohet të jetë një mënyrë për t’u thënë mjaft të gjithë të “çmendurve” pas kësaj loje. Videoja titullohet “Hakmarrja e Pokemon-ëve” dhe mund ta ndiqni në  vijim:

Shperndaje