Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “Fëmija i pushtuar” që po tmerron internetin

(Video) “Fëmija i pushtuar” që po tmerron internetin
April 02
15:06 2016

Ulërima e një fëmijë është makthi më i madh. Videoja e një fëmije “të pushtuar” ka frikësuar botën e internetit, por a është reale?

Në internet po qarkullon një video e një fëmije, i ngritur me të dyja këmbët në krahët e krevatit që ulërin dhe duket gati në të rënë. Më shumë se 3 milionë njerëz e kanë parë videon e hedhur në Youtube.  Chriss dhe Keelan, të cilët hodhën videon në rrjet, shkruan se fëmija në video nuk ishte i tyre. Videoja 52 sekondëshe tregon një fëmijë të vogël që po qan në mes të natës. Ai ngrihet mbi të dyja këmbët në pjesën anësore të shtratit  dhe mes ngashërimash fillon të ulërijë. Sytë e tij për një moment janë shumë të shndritshëm. Pasi ka qëndruar për 22 sekonda në këmbë e duke thirrur të ëmën, fëmija bie me shpinë në krevat. Nëse e shihni me vëmendje do të vëreni se para se të bjerë në dyshek, për një moment ai zhduket, çka i ka bërë shikuesit të mendojnë se videoja është e rreme.

Megjithëse disa e quajtën diçka paranormale faktin se fëmija mund të qëndronte mbi këmbët e tij në një pozicion që as një i madh në moshë nuk mund ta bëjë, disa e konsideruan thjesht një fëmijë të vogël, që u zgjua gjatë natës dhe kërkoi të ëmën. Pavarësisht nga mospërputhjet e dukshme, videoja është klikuar  dhe parë nga shumë njerëz.

Shperndaje