Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) E tmerron duke e rrëmbyer, pastaj i propozon për martesë

April 11
08:55 2016

...

...
Picture 1 of 2

Një grua mendoi se po grabitej nga një bandë në Lousville, kur në fakt i dashuri i saj e kishte planifikuar rrëmbimin në funksion të një propozimi për martesë. Taylor nga Libani kishte planifikuar një rreng me komedianin Tom Maybe, për të surprizuar partneren e tij, Amandën. Ajo fillimisht mendoi se po shkonte në një restorant me Taylor-in, pasi fituan në një nga lojërat e fatit, kur papritur katër burra i ndaluan në rrugë. Një video e shakasë apo propozimit tregon Amandën të tmerruar pasi katër burrat e kanë tërhequr çiftin drejt një qosheje pranë një banke.
Taylor e dinte që kjo ishte një shaka. por megjithatë nuk hoqi dorë, edhe pse pa terrorin në fytyrën e partneres së tij.
Maybe kishte dhënë idenë e diçkaje të veçantë për çiftin pasi kishte parë fotografitë e djalit të tyre të vogël, Bodie. Komediani u vesh si oficer policie dhe u afrua pranë ngjarjes duke pyetur nëse kishte ndonjë problem. Njëri nga grabitësit është drejtuar nga Taylor dhe është shprehur se ai po fshihte një armë. Edhe pse Amanda kundërshtoi, polici aktor e kontrolloi Taylor-in. Në fakt, ai nuk e kontrolloi por i vendosi në duar një kuti të vogël e cila mbante unazën me të cilën burri do t’i propozonte të dashurës së tij.
Taylor u ul në gjunjë duke i kërkuar Amandës t’ i zgjaste dorën pasi ishte duke i propozuar. Amanda u trondit aq shumë se i ranë në tokë gjithë ç’kishte në duar. Të katër burrat, të cilët janë në fakt pjesë e një grupi të quajtur Linkin ‘Bridge, shoqëruan me zë akapela propozimin, ndërkohë që Taylor i kërkonte Amandës të martohej me të. Amanda në fund tundi kokën në shenjë pozitive.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje