Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) A janë UFO këta?

(Video) A janë UFO këta?
May 30
09:54 2016

Një video ka kapur imazhe të çuditshme të një objekti në afërsi të një baze ushtarake në Ohio. Kjo video ka tronditur internetin ditën e diel, – raporton “Fox & friends”.

“Duket sikur ajo po lëviz njësoj me retë”,- thotë një grua  në video. Videoja zgjat 13 minuta dhe është postuar në Youtube. Në të duket një objekt që shfaqet dhe zhduket mes resh pranë bazës së forcave ajrore në Wright-Patterson, ku është vendosur një bazë të dhënash e forcave ajrore me materiale të dokumentuara mbi fenomenet jashtëtokësore nga viti 1947 deri në 1969-n. Një çift e ka pikasur objektin ndërkohë që po shihte perëndimin e diellit mbrëmjen e së shtunës, – raporton “Daily Mirror”. Ata ia dërguan videon Tyler Glocker, pjesë e ekipit të sigurisë. Glocker ka thënë se ky objekt është parë edhe dy herë të tjera në Dayton.

Komento