Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vërtetohet shkencërisht kjo veti e muzikës…

Vërtetohet shkencërisht kjo veti e muzikës…
April 13
15:07 2016

Për herë të parë, shkencëtarët kanë treguar se të dëgjosh muzikë “live” mund të ndihmojë në uljen e hormoneve të stresit te njerëzit. Gjatë dekadës së fundit, një numër studiuesish kanë treguar se duke dëgjuar muzikë, madje duke e kënduar atë, mund të ketë një ndikim pozitiv në mirëqenien tonë. Deri tani askush nuk e ka parë të dëgjuarin e muzikës “live” në këtë aspekt.

“Kjo është prova paraprake se pjesëmarrja në një ngjarje kulturore mund të ketë një ndikim pozitiv në aktivitetin endokrin dhe post-rregullimin e nivelit të stresit”, – kanë thënë studiuesit  Daisy Fancourt dhe Aaron Williamson nga Imperial College në Londër. “Këto rezultate janë në përputhje me 22 studime të mëparshme që tregojnë se dëgjimi i muzikës “live” mund të ulë nivelet e kortizolit”. Fancourt dhe Williamson përfshinë 117 vullnetarë në test duke ndërthurur ata që frekuentojnë shpesh dhe rrallë ambiente të tilla. Vullnetarëve u ishin testuar nivelet e hormoneve të stresit para fillimit të koncerteve në të cilat do të merrnin pjesë dhe 60 minuta më vonë. Për të eliminuar shmangiet apo mospërputhjet, të dyja koncertet luajtën të njëjtën muzikë për të njëjtën hapësirë kohore.

Ekipi gjeti se nivelet e kortizonit dhe kortizolit në hormonet e stresit ishin ulur gjatë dy koncerteve.

Kortizoli prodhohet kur trupi është nën stres fizik apo mendor, edhe pse mund të ketë efekte pozitive në doza të vogla në produktivitet dhe vëmendje. Nëse stresi zgjat shkakton një rritje të rrezikut për sëmundjet e zemrës. E rëndësishme është të theksohet se asnjë nga këto ndryshime biologjike nuk lidhet me moshën, me eksperiencën në muzikë apo familjaritetin me muzikën që luhej.

Për të qenë të qartë, ky studim u përqendrua në një kategori të kufizuar të zhanrit muzikor, si muzika klasike. Kështu mund të themi qartë se angazhimi në evente të ndryshme kulturore influencon në aspekte psikologjike dhe biologjike mbi organizmin tonë.

Etiketimet
Shperndaje