Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse e bëra shoqe dashnoren e burrit?

Pse e bëra shoqe dashnoren e burrit?
March 30
09:01 2016

 

Zemra sa nuk po më plaste nga vendi! Ka kuptim, duke konsideruar faktin se nuk dija se çfarë të bëja. Çdo minutë që kalonte, ajo tjetra mund të hynte në shtëpinë time, do të kishim një shikim sy më sy me njëra-tjetrën dhe unë thjesht do të mendoja sesa perëndime dielli ka kaluar me bashkëshortin tim, duke më konsideruar mua mama të ndarë me dy djem të vegjël.

Dy vite më herët kisha marrë vesh ekzistencën e saj rastësisht. Mbaj mend se si fiksohesha tek imazhi i saj, duke e imagjinuar bardh e zi dhe isha madje e ngurtë edhe për të derdhur lot. Ajo ishte fotografuar ndërkohë që hynte në dhomën e hotelit ku qëndronte burri im “për t’i kërkuar një jastëk”.

“Nuk e di ajo që hotelet mbajnë jastëkë?” – më vinte të ulërija fort, por nuk kishte kuptim. Duhet ta kapërdija krenarinë time e të ecja përpara.

Burri im nuk e bëri aspak të lehtë. Pasi e mori vesh që unë e dija, vendosi të më thoshte se e ndjente thellë gabimin dhe donte t’i jepte martesës tonë një tjetër mundësi. Gjithashtu premtoi se do të ndryshonte sjellje dhe do të bëhej familjar më i mirë.

Instinkti më thoshte se e gjithë kjo nuk ishte e vërtetë. Nëse vërtet do më donte, as nuk do më kishte tradhtuar. Ndihesha e zhgënjyer, e padashuruar dhe e dija që meritoja më mirë. Divorci ishte e vetmja zgjidhje për mua.

Kalova dy vite të tmerrshme sakrifice. Por isha e vendosur të bëhesha më e fortë dhe të vazhdoja jetën time. Kur u ndava, djemtë e mi ishin njëri dy dhe tjetri tre vjeç, kështu që ata e meritonin një mama të lumtur nëpër shtëpi. Fillova të shkoja te psikologu, të bëja palestër dhe të vishesha më bukur. Udhëtoja me djemtë e mi, rregullova financat, dola në takime dhe njoha dikë që e dija me siguri që nuk do të më gënjente kurrë.

Ish-bashkëshorti dhe dashnorja e tij e dikurshme jetonin tanimë bashkë dhe fëmijët e mi shumë herë kalonin kohë me të. Ajo u blinte lodra dhe rroba, i shoqëronte nëpër udhëtime. Ata vinin dhe më tregonin histori që kalonin me dikë që më shkatërroi martesën dhe brenda vetes e urreja. Fillimisht e urreva që i ra në kokë për burrin tim, që as nuk i interesoi nëse ishte i martuar e kishte fëmijë dhe sigurisht për faktin që e mbante gjithë natën jashtë ndërkohë që unë në shtëpi qaja dhe kthehesha në histerike; pastaj që më bëri nënë të vetme me fëmijë, që ndryshoi jetën e djemve të mi dhe më e rëndësishmja, shkatërroi një familje.

Mendoja gjithmonë nëse ajo ishte më e bukur, më e dobët. Çfarë kishte ajo që unë nuk e kisha? Si ndihej ajo kur e shihja dhe nëse më ndodh ta takoj a duhet t’i jap dorën apo ta godas? Duhet ta falënderoj që më trajton mirë fëmijët, apo t’i bërtas që më mori burrin?

Por ajo që dija me siguri është që duhej një afrimitet. Një ditë, teksa kaloja ditën time të 40-të në studion e jogës, ku ndiqja një terapi në grup, duhej të thoshim se çfarë donim të arrinim në fund të praktikës. Unë e dija përgjigjen. Që të kaloja gjithë stresin, çmendurinë, pasiguritë e mia duhej ta takoja femrën që bëri të gjitha këto.

Të gjithë më duartrokitën, u ndjeva paksa dështake po nuk kisha më mundësi tjetër. Duhej ta takoja atë femër, edhe nëse kjo do të ishte gjëja më e vështirë në botë.

Po e prisja në kafene. Zemra po më dilte vendit. Ajo ishte më e madhe sesa unë, por nuk kishte fëmijë. E dija që do të vishte taka, shihja atletet e mia të vrapit dhe më kapi paniku. Po mendoja gjithçka dhe pulsi m’u rrit shpejt. Ndërkohë që isha në momentet më të çuditshme të jetës time, vura re një femër që po qëndronte pranë. E dija që ishte ajo. I vura re sytë jeshilë dhe qesha e shtirur.

Pasi mendova që isha përballë njeriut që më solli çdo problem në jetë ishte surprizë edhe për mua që e fillova duke thënë: “Faleminderit që kujdesesh për djemtë e mi dhe babain e tyre! E di që fëmijët e mi duan kujdes dhe ti ua ke dhënë këtë…”

I thashë këto gjëra edhe përpara se të dija a i mendoja vërtet apo jo. Më pas kuptova se me të vërtetë ish-burri im dhe ish-dashnorja e tij janë fiks për njëri-tjetrin. Unë dhe i dashuri im aktual pëlqejmë darkat në shtëpi dhe udhëtimet me fëmijët. Ndërkohë që këta të dy duan udhëtime luksi dhe të shtrenjta. Kemi komplet prioritete të ndryshme. Ndaj vendosa në heshtje ta falja dhe të bija në paqe me veten.

Të nesërmen shkova dhe e firmosa divorcin me firmën time origjinale, shkova në argjendari dhe ktheva dhuratat e dasmës me një palë vathë të rinj. Që prej asaj dite unë vendosa të miqësohesha me të. E ftoja në ditëlindjet e fëmijëve, e kam ftuar për drekë dhe ajo ka bërë të njëjtën gjë. Jemi miqësore me njëra- tjetrën, flasim për këpucë, për fëmijët, për palestrën e kështu me radhë. E ndihmova të zgjidhte dhuratën e Shën Valentinit dhe ajo ndihmoi djalin tim të më bënte një dhuratë.

Unë dhe ajo nuk jemi një familje, absolutisht. Ne u takuam nga rastësia dhe kushtet që të tjerët vendosën për ne. Por tani unë e kuptoj se të paktën që të dyja jemi pjesë e së njëjtës palë.

(Burimi: Elle.com)

Komento
Etiketimet
Shperndaje