Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vendet më të mira dhe më të këqija për të qenë fëmijë. Ja pse janë zgjedhur pikërisht këto

Vendet më të mira dhe më të këqija për të qenë fëmijë. Ja pse janë zgjedhur pikërisht këto
June 18
12:11 2017

Raporti i organizatës jo qeveritare “Save the Children” renditi Nigerinë si vendin më të keq për të rritur fëmijë në vitin 2017 pasi fëmijët nuk mund ta shijojnë fëmijërinë e tyre sepse mund të vdesin nga kequshqyerja. Ndërsa Norvegjia dhe Sllovenia janë vendet më të mira ku mund të rriten fëmijët.

Në këtë raport janë renditur 172 vende dhe arsyet kryesore që disa prej këtyre vendeve i quajnë të këqija e të papërshtatshme janë: kequshqyerja, vdekshmëria nën 5 vjeç, lënia e shkollës, puna, martesat e hershme, lindjet nga adoleshentët, vrasjet.

SHBA është në vendin e 36-të në këtë listë prej vdekjeve të parakohshme të fëmijëve. Përveç saj, pjesë e kësaj liste bëhen edhe vendet që kanë pasur trazira ekonomike si Irlanda apo Greqia, por përsëri ata u japin përparësi fëmijëve. Në Greqi dhe Irlandë po investojnë që të sigurojnë programe të ndryshme për zhvillimin e fëmijëve.

Shumë fëmijë zhvendosen  nga vendi për shkak të 3 çështjeve problematike, si: dhuna, uria dhe zhvendosja, për shembull si në Siri. Rreth 43% e njerëzve në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore rriten më ngadalë për shkak të kequshqyerjes.

Rreth 19.3 % i dërgojnë fëmijët ushtarë në mënyrë që të shpëtojnë nga konfliktet.

Amerika Latine dhe Karaibet janë vendet me normat më të larta të vrasjeve të fëmijëve për shkak të ngatërresave me bandat e drogës.

Organizata të ndryshme janë duke u ndërgjegjësuar për të ulur numrin e vdekjeve të fëmijëve. Më poshtë do të shihni listën e 10 vendeve më të mirë e atyre më të këqija për të jetuar fëmijët.

Vendet më të mira për fëmijët

  1. Norvegjia
  2. Sllovenia
  3. Finlanda
  4. Holanda
  5. Suedia
  6. Portugalia
  7. Irlanda
  8. Islanda
  9. Italia
  10. Belgjika, Qipro, Gjermania, Koreja e Veriut

Vendet më të këqija:

  1. Nigeria
  2. Angola
  3. Mali
  4. Afrika Qendrore
  5. Somalia
  6. Çadi
  7. Sudani Verior
  8. Burkina Faso
  9. Sierra Leone
  10. Guinea
Shperndaje