Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vendet ku duhet të shkoni për një takim të parë që janë më të mira sesa thjesht të pini një kafe

Vendet ku duhet të shkoni për një takim të parë që janë më të mira sesa thjesht të pini një kafe
June 29
22:06 2018

Takimet me të dashurin apo të dashurën e zemrës përveçse qejf, shumë herë janë edhe një siklet më vete. Kjo sepse dilema e zgjedhjeve është mjaft e lartë dhe sidomos në fillimet e romancës ju duhet të surprizoni njëri-tjetrin në mënyra origjinale. Mirë do të ishte të mos jeni të zakonshëm sepse kështu nuk do të bëni përshtypje te tjetri. Dalja për një kafe është diçka që çdokush mund ta bëjë pa ndonjë mendim të madh, ndaj ne do t’ju sugjerojmë disa vende të tjera ku mund të surprizoni për takimin e parë dhe çdo takim tjetër:

  1. Eksploroni një lagje ndryshe nga e juaja (do të keni mundësi për shumë biseda të sinqerta).
  2. Shkoni për alpinizëm (do të mësoni mbi vendosmërinë e njëri-tjetrit).
  3. Çokollatë e nxehtë dhe ëmbëlsira (sidomos në ditët e ftohta).
  4. Shkoni për të luajtur bilardo (nëse jeni femër do ta impresiononi mashkullin që po njihni).
  5. Vizitoni një akuarium (do të ktheheni në fëmijëri).
  6. Luani “dart” (për të njohur shpirtin e garës te njëri-tjetri).
  7. Shkoni për të parë një shfaqje humori (ku ka më mirë sesa të qeshësh?).
  8. Shkoni për të dëgjuar muzikë “live” (është një eksperiencë tjetër).
  9. Shkoni për të ndjekur së bashku sportin tuaj të preferuar (edhe nëse jeni dashamirës të skuadrave të ndryshme).

/Blitz.al/

Share