Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdes në moshën 116-vjeçare gruaja më e vjetër në botë

Vdes në moshën 116-vjeçare gruaja më e vjetër në botë
May 13
13:15 2016

Susannah Mushatt Jones, personi më i vjetër në botë, ka vdekur në moshën 116-vjeçare në Nju Jork. Ajo kishte qenë sëmurë 10 ditët e fundit dhe kishte vdekur në shtëpinë e të moshuarve në Brooklyn, ku kishte jetuar për më shumë se 3 dekada.

Jones ka lindur në një qytet të vogël në Alabama në vitin 1899. Nga 11 vëllezërit dhe motrat ka qenë e vetmja që ndoqi një shkollë të veçantë për vajzat e reja me ngjyrë. Jones ka punuar për të ndihmuar familjen e saj dhe adhuronte fëmijët,  pavarësisht se ka qenë vetëm për pak vjet e martuar dhe vetë nuk kishte fëmijë.

Jones u bë zyrtarisht njeriu më i vjetër në rekordet “Guinness” kur vdiq 117-vjeçarja Misao Okawa në Tokio, vitin e kaluar.

Etiketimet
Shperndaje