Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Varësia ndaj telefonit mund të “vrasë” marrëdhënien tuaj

Varësia ndaj telefonit mund të “vrasë” marrëdhënien tuaj
May 20
16:21 2016

Sipas një studimi, marrëdhënia juaj e ngushtë me telefonin mund të ketë pasoja për marrëdhënien tuaj aktuale. Duke përdorur smartphone-in tuaj gjatë gjithë kohës dhe duke parë njoftimet ju lehtësoni mërzinë, vetminë dhe frikën e humbjes, por mund të izoloheni nga partneri. Ai do të mendojë se nuk ka vëmendjen tuaj dhe se ju u kushtoni më shumë rëndësi njoftimeve nga të tjerët. Kjo mund të çojë edhe në ndarjen tuaj.

Si ta kuptoni në qoftë se keni krijuar varësi ndaj Smartphone-t?

Ju keni mendjen të kontrolloni telefonin tuaj në çdo kohë, kur jeni në një darkë me familjen, kur jeni në makinë dhe në çdo ambient të shtëpisë. Një tjetër shenjë e keqe është se bëheni nervozë në qoftë se telefoni juaj nuk ka bateri ose prishet. Ose kur nuk keni pasur mundësi të shikoni njoftimet e reja jeni të gatshëm të lini edhe seksin ose obligimet e tjera për t’u marrë me telefonin. Kujdes, varësia nga telefoni mund t’ju çojë në debate me partnerin dhe mund të krisë marrëdhënien tuaj!

Komento
Etiketimet
Shperndaje